UP shënon 44 vjetorin e themelimit
Prishtinë, 15 shkurt - Universiteti i Prishtinës shënon sot 44 vjetorin e themelimit. Kuvendi themelues i këtij institucioni u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Themelimi i këtij institucioni të arsimit të lartë vlerësohet ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar.
Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.