24 Dhjetor 2024

UP-së ia mësyjnë rreth 10 mijë të rinj

Prishtinë, 21 korrik - Rreth 10 mijë të rinjë, i janë nënshtruar provimit pranues nëpër njësit akademike të Universitetit Publik të Prishtinës, për vitin akademik 2014/2015.

Të rinjët e intervistuar të cilët tashmë janë përcaktuar për profesionet e tyre në të ardhmen, theksuan se me përfundimin e studimeve, shohin mundësi më të lehtë për punësim.
 
Një kandidate në F.N.A, thotë se drejtimi që ajo ka zgjedhur është mjaft i vështirë, por ajo beson se me punë e mësim do të mund t’i arrijë të gjitha.

Ndërsa një tjetër kandidat që ka konkuruar në drejtimin e Gjeodezisë thotë se testi nuk ka qenë i vështirë. Në pyetjen se përse ka zgjedhur këtë drejtim, kandidati thotë se këtë e bërë shkaku i mungesës së kuadrove të këtij profile në Kosovë dhe se nga ky profesion mund të ketë përfitime të mëdha.

‘Gjatë katër viteve të shkollës së mesme, kam pasur drejtimin e solo këndimit. Prandaj kam vendosur që të vazhdojë me këtë drejtim. Gjithnjë e kam pasur passion këndimin,’ thotë një student ardhshëm i kësaj dege të Fakultetit të Arteve.

Ndërkohë që një student kandidat për drejtimin e Pedagogjisë së Përgjithshme Muzikore e vlerëson të zorshëm provimin e sotëm, një kandidate e Fakultetit Juridik potencon konkurrencën e madhe në drejtimin që ajo ka zgjedhur.  Sipas saj edhe nëse testi është plotësuar si duhet, prapëseprapë do të jetë e vështirë, shkaku i numrit të madh të aplikuesve.
 
 
Drejtuesit e Fakulteteve të UP­së. thonë se janë repsektuar të gjitha kriteret e parapara në konkurs, gjatë testimit të kandidatëve të rinjë, derisa bëjën të ditur se konkurrenca është mjaft e madhe.
 
“...Përgatitjet janë bërë solide deri tani nuk kemi asnëj vërejtje sa i përket mbarëvajtjes dhe shpresojmë që deri në fund të shkojë kësisoj, ” thotë Naser KABASHI, Dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Ndërsa Bajram Ukaj, Dekan në Fakultetin Juridik, I pyetur nëse pyetjet e hartuara janë adekuate dhe në përputhje me shkollimin paraprak të kandidatëve thekson sep yetjet janë të hartuara nga profesorët e lëmisë përkatëse, Fillet e së Drejtës prej të Drejtës Kushtetuese dhe Qytetare dhe Gjuhës Shqipe, programi i shkollave të mesme drejtimi Juridiko Penal.

‘Duke parë interesimin e tyre, unë besoj që pjesa dërmuese e kandidatëve do të pranohen,’ thotë Ukaj.
 
Ndërkaq, përfaqësuesit e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”, shprehen të kënaqur me mbarvajtjen e procesit të testimit të kandidatëve të rinjë, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e këtij
institucioni akademik.
 
“ Procesi ka rrjedhë sipas dinamikës së paraparë të konkursit. Menaxhmenti i Universitetit është shpërndarë në të gjitha Fakultetet e Universitetit e kam fjalën për ato që janë ëm të ndishme ku konkurrenca është ëm e madhe dhe ku interesimi ka qenë ëm i shtuar. Nga ajo cka kemi procesi ka shkuar tepër mire,” thotë Ardian Gola, zëdhënës i Rektoratit të UP-së.

Provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe atë Ekonomik, do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Rezultatet për të gjitha njësit akademike, pritet të shpallen më 25 korrik.rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)