UP: Nuk anulohet konkursi për doktoratë
Prishtinë, 1 gusht - Senati i Universitetit të Prishtinës HasanPrishtina nuk e ka miratuar rekomandimin e Departamentit tëInspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime tëdoktoratës.
Lajmin e ka konfirmuar për Epokën e re Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj.
Ai ka thënë se Senatorët në mbledhjen e mbajtur të enjten kanë vlerësuar se ky rekomandim është shumë i vonuar.
Senati i universitetit ka vendosur që të refuzojë miratimin e këtij rekomandimi për një mori arsyesh. Së pari, duke filluar nga fakti që ky rekomandim është tepër i vonuar përhiq më pak se tetë muaj. Së dyti, universiteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me studentët. Së treti, anulimi i konkursit do të kishte implikime financiare, pasi studentët i kanë kryer obligimet financiare dhe kanë përfunduar ligjëratat. Këto kanë qenë arsyet e Senatit që të refuzohet ky rekomandim, ka thënë Gola, duke shtuar se Senati është në favor të vazhdimit të zhvillimit të procesit të doktoratës.