15 Nëntor 2024

UP nikoqire e qindra studentëve nga e gjithë bota

Prishtinë, 31 maj - Rreth 350 studentë, vendorë e ndërkombëtar, nga vende të ndryshme të botës, nga data 5 korrik deri më15 korrik 2016, do të jenë pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në të cilin do të ofrohen gjithsej 11 kurse nga fusha të ndryshme të studimit, të cilat ligjërohen nga profesor vendor dhe ndërkombëtar, si nga SHBA-të, Gjermania, Irlanda, Polonia, Rusia, Kroacia, Bullgaria etj.

Pjesëmarrësit gjatë këtyre ligjëratave do të kenë rastin të përfitojnë njohuri të ndryshme nga profesorët ndërkombëtar dhe vendor si dhe do të këmbejnë përvoja akademike dhe shkencore nga të gjitha lëmit.  

Përveç aktivitetit akademik, përgjatë këtij programi zhvillohen edhe një serë aktivitetesh tjera, si: forume, punëtori të ndryshme, ekskursione, gara sportive, mbrëmje studentore, vizita të ndryshme dhe aktivitet të tjera.

Sipas prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Ass. Dr Afrim Hoti, këtë edicion, është vënë re një interesim më i madh i të rinjve nga vende të ndryshme të botës, si nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Polonia, Spanja, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Tunizia, Turqi,  Japonia, Shqipëria, Bangladeshi, Belgjika, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kamboxhia, Kina, Kroacia,  Çekia, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Gana, Indonezia, Italia, Kazakistani, Kenia, Maqedonia, Malejzia, Mali i Zi, Namibia, Nigeria, Pakistani, Filipinet.

Në përfundim të këtij programi studentët do të certifikohen nga Universiteti i Prishtinës dhe do të marrin 4 kredi (ECTS).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)