UP nënshkuran marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit

Prishtinë, 3 shkurt - Sot në Rektoratin e UP-së mbahet takimi për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komunës së Gjilanit.
Nënshkrim i marrëveshjes do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i kornizës së bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve, përfshirë këtu: bashkëpunimin në hartimin dhe zbatimin e projekteve, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.