UP nënshkruan marrëveshje me Universitetin Andrássy
Prishtinë, 5 dhjetor - Prorektorja për marrëdhënie me jashtë, Lindita Tahiri priti në një takim një delegacion nga Universiteti Andrássy të Budapestit, i udhëhequr nga dekani, Dietrich F.R. Pohl, ku edhe u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy Universiteteve.
Dietrich Pohl, i shoqëruar nga 15 studentë të këtij universiteti hungarez, e shfrytëzoi ketë vizitë edhe për bashkëpunim në fushën e shkencave politike, ku takua kolegët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.