UP nënshkruan bashkëpunimin me Universitetin Ordu të Turqisë
Prishtinë, 7 qershor - Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, prof. dr. Ibrahim Gashi dhe rektori i Universitetit Ordu të Turqisë, prof. dr. Tarik Yarilgaç, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.
Kjo Marrëveshje ka të bëjë me shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, me hulumtime të përbashkëta, me pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, me organizimin e trajnimeve të përbashkëta, me pjesëmarrjen në aktivitetet sportive dhe kulturore, etj, në kuadër të Programit të Shkëmbimit Mevlana, i cili është një program arsimimi, që synon të mundësojë shkëmbimin e studentëve dhe të personelit akademik midis institucioneve të arsimit të lartë brenda dhe jashtë Turqisë.
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina dhe Universitetit Ordu të Turqisë përmban në mënyrë të specifikuar numrin e studentëve se në cilat drejtime do të lëvizin ata dhe sa kohë do të qëndrojnë.
Rektori i UP-së, prof. dr. Ibrahim Gashi, tha se kjo Marrëveshje i përmban disa fusha ku studentët e dy universiteteve do të kalojnë nga një apo dy semestra për ta kompletuar një nivel të studimit.