UP mban ligjeratë për shkëmbimet universitare në Evropë
Prishtinë, 2 maj - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën për studentët dhe stafin akademik nga Fakulteti Juridik, Ekonomik dhe Filozofik.
Temat që do të ligjerohen në ketë konferencë janë “Roli i diplomacisë parlamentare në Gjenevë" dhe "Diplomacia kulturore dhe shkëmbimet Universitare - Arsimore në Evropë".
Ligjëruesit do të jenë kryetari i Parlamentit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz, si dhe presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani.