15 Nëntor 2024

UP mban konferencën shkencore ndërkombëtare për ekonomi

Prishtinë, 15 nëntor - Fakulteti ekonomik në kuadër të Universitetit të Prishtinës mbështetur nga UNDP dhe Komisioni Europian do të organizoj konferencën e parë shkencore ndërkombëtare "Shoqëria e bazuar në dije si Strategji për Zhvillim më të shpejtë Ekonomik”.

Konferenca do të mbahet sot në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".

Me praninë e dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" But Dedaj; Rektori të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" Marjan Dema; Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi;Ministrit të Inovacionit dhe Ndermarrësisë, Besim Beqaj, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Skender Reçica Zëvendës Përfaqësueses se Përhershme të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara znj. Alessandra Roccasalvo;Përfaqesuesit të zyres se Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shumë pjesmarrës dhe akademik vendor dhe ndërkombëtar të fushave të ndryshme, konferenca do të promovojë hulumtimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe rrjetëzimin midis hulumtuesve në Kosovë dhe kolegëve të tyre nga rajoni i Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe do behet promovimi i revistës së parë shkencore mbi ekonominë dhe shkencat shoqërore në Fakultetin Ekonomik.

Gjatë konferencës, hulumtuesit do të prezantojne punimet e tyre shkencore teorike, të aplikueshme dhe institucionale në fushat relevante dhe bashkekohore . Konferenca është e orientuar ne baze te modelit të diskutimit të zhvillimeve bashkëkohore të biznesit dhe ekonomisë dhe problemeve që janë sfida globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)