23 Dhjetor 2024

UP: Këshilli i Etikës merr vendim kundër profesorit mashtrues

Prishtinë, 6 gusht - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar publikun se Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për shqiptimin e masës “vërejtje me shkrim” për profesor asistent Ilir Shehu nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, pasi ka aprovuar denoncimin e ORCA-s të bërë më 14 shtator 2018.

Këshilli i Etikës i UP-së ka konstatuar se profesori Ilir Shehu ka kryer dy shkelje të rënda sipas rregullativës në fuqi: “kryerja e aktiviteteve që bien ndesh me interesat e institucionit apo veprimet që e dëmtojnë institucionin” dhe “keqpërdorim i atuoritetit dhe emrit të universitetit për përfitime personale” nga Rregullorja nr. 857, Neni 6, pikat 1.18 dhe 1.22.

Siç është konstatuar edhe në vendimin e Këshillit të Etikës me numër 2/178 i datës 23 korrik 2019, pas denoncimit nga ORCA të revistës “International Journal of Pharmaceutical Sciences Review” për praktikat mashtruese pasi kjo revistë botoi punim pa asnjë kualitet të autorit fiktiv Rrush Kalaveshi, Senati e futi këtë revistë në listën e revistave të dyshimta.

I denoncuari Ilir Shehu duke paraqitur veten si prodekan të Fakultetit ku punon i ka shkruar revistës mashtruese dhe i ka kërkuar që ta heq punimin e Rrush Kalaveshit pasi në të njejtën revistë kishin publikuar edhe disa profesorë të tjerë të cilët nuk u avancuan meqë revista u fut në listën e revistave të dyshimta nga Senati.

Vet ilir Shehu ka publikuar 5 punime në këtë revistë që tashmë konsiderohet mashtruese edhe nga vet Senati i UP-së.

ORCA përshëndet vendimin e Këshillit të Etikës, por mendon se shkeljet e kryera nga profesori kanë merituar masa më të ashpra.

Sido që të jetë ORCA shpreh përkushtimin e saj që ta denoncojë secilin që mendon se mund ta mashtrojë Universitetin e Prishtinës apo taksapaguesit kosovarë përmes komprometimit të procesit të avancimeve në UP.

ORCA zotohet edhe njëherë publikisht që asnjë mashtrues nuk do të mbetet i pademaskuar dhe se hulutmimet e ORCA-s në bashkëpunim me profesorët e ndershëm do të sjellin para përgjegjësisë secilin mashtures.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)