UP-ja në mesin e 117 Universiteteve botërore
Prishtinë, 25 maj - Në vazhdën e përkushtimeve dhe angazhimeve për ndërkombëtarizimit e Universitetit të Prishtinës, rektori i UP-se Muje Rugova, ka udhëtuar sot për në New York, ku do të merrë pjesë ne Konferencën Ndërkombetare \"International Quality Summit Award in the Gold category\" e cila do të organizohet në SHBA me daten 27 dhe 28 maj përkatësisht në New York.
Rektori Rugova do ta përfaqësoj Universitetin e Prishtinës i ftuar në mesin e 117 vendeve të ndryshme të botës të cilat do ti përfaqesojnë universitetet e tyre si universitete shkencore.
Është nderë dhe krenari për mua që Universitetin e Prishtinës do ta prezentoj ne mesin e 117 vendeve të botës të cilat do ti përfaqesojnë universitetet e tyre, dhe kjo tregon edhe nje here që jemi te përkushtuar që UP-në ta prezentojmë denjësisht dhe fuçizojmë në arenën ndërkombëtare tha Rugova para nisjes për në New York.