UP-ja e avancon jashtëligjshëm rektorin Gashi
Prishtinë, 9 tetor - Rektori Ibrahim Gashi ka shfrytëzuar konkursin e fundit, të shpallur nga universiteti që drejton, për tu avancuar në thirrje të lartë akademike, atë të Profesorit të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.
Shumica e punimeve shkencore, që i janë njohur si kontribut për të marrë këtë thirrje, nuk e kanë Gashin për autor kryesor, janë jo relevante për lëndën, por edhe janë publikuar në një revistë shkencore të Indisë, që dyshohet të jetë e rreme, shkruan gazeta.
Statusi i UP-së kërkon që për titullin e Profesorit të rregullt të njësisë akademike kandidati duhet të ketë edhe një numër të rëndësishëm të monografive , teksteve mësimore dhe publikimeve të rishqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku 5 punime kryesore të publikuar edhe të shqyrtuar në revistat shkencore ose artistike ndërkombëtare.