24 Dhjetor 2024

UP gati për Universitetin Veror

Prishtinë, 21 maj - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e 14 të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili pritet të filloj nga 7 korriku dhe të zgjasë tetë ditë.

Drejtoresha e Universitetit Veror, Lumnije Bajrami, ka thënë për KosovaPress se përgatitjet për këtë edicion të kurseve verore kanë filluar qysh në vitin e kaluar.

“Edicioni i 14 i UVP-së do të filloj këtë vit më 7 korrik dhe do të zgjas deri më 18 korrik 2014. Përgatitjet kanë filluar qysh vitin e kaluar. Që nga 14 tetori kemi filluar aplikimin e kurseve, ku profesorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë kanë pasur mundësi që të konkurrojnë. Afati ka zgjatë deri më 14 dhjetor dhe komisioni i krijuar enkas për zgjedhjen e këtyre kurseve, në fund të janarit, e ka bërë përzgjedhjen e gjithsej 19 kurseve të fushave të ndryshme”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar se këtë vit ka programe të studimit të cilat do të ligjërohen për herë të parë në UVP, siç është “Performanca me këngëtarët”, ku profesor është Kastriot Tusha, “Qasja moderne për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve”, “Hyrje në studimet e Kanunit”...

Mirëpo, sipas saj, afati i aplikimit të studentëve i cili ka qenë fillimisht i paraparë që të zgjasë deri më 14 të këtij muaji, me kërkesë të studentëve është shtyrë deri në fund të majit.

Deri më tani në UVP kanë aplikuar mbi 500 studentë të cilët vijnë nga vende të ndryshme nga rajoni, Evropa dhe bota.

Këtë vit, UVP i ka planifikuar t’i regjistrojë 350 studentë, prej tyre gjysma do të jenë studentë vendor dhe gjysma tjetër ndërkombëtarë, duke u ndarë në 50 për qind të tyre në studentë të rajonit dhe 50 për qind në studentë ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)