15 Nëntor 2024

UP formon një grup punues për trajtimin e ngacmimeve seksuale

Prishtinë, 4 prill - Pas raportimeve të para lidhur me dukurinë e ngacmimit seksual në Universitetin e Prishtinës, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  ka bërë të ditur se ka ftuar stafin akademik nga programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore që të formojë një grup punues për trajtimin e kësaj dukurie.

Grupi punues në ditët në vijim do të dal me plane konkrete për hartimin e politikave dhe planit të veprimit në adresimin dhe trajtimin e dukurisë së ngacmimit seksual në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Drejtues të UPHP-së, paraparë për nesër në ora 15:00, pika 2 parasheh shqyrtimin e mekanizmave për adresimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale. Pas mbledhjes, KD do të del me një komunikatë për media lidhur me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)