Universiteti i Strugës organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare
Strugë, 12 prill - Universiteti Ndërkombëtar në Strugës, si institucion i lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë, për herë të tretë, organizoi Konferencë Shkencore- Scientific Challenges for Sustainable Development\'16, e cila u mbajt në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku morën pjesë studiues të shkencave ekonomike, juridike, politike, teknologjisë informative, edukimit dhe sferës së ekologjisë.
Pjesëmarrës nderi të konferencës ishin personalitete nga Republika e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë. Hapja e Koneferencës u bë nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Prof.Dr.Aleksandër Biberaj, Prof.Dr.Shiret Elezi -Ministre e Vetqeverisjes Lokale ne R.e Maqedonisë dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së, Akademik Anastas Angjeli -Anëtar i Akademisë të Shkencave të R.Shqiperisë dhe Deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr.Bashkim Rama- Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së dhe Prof.Dr. Agim Nuhiu-zv.Ministër i Punëve të brendshme ne R.e Maqedonisë dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së.
Ministrja e Vetqeverisjes Lokale dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së, Prof.Dr.Shiret Elezi në konferencën e tretë shkencore potencoi faktin se sa rëndësi kanë këto aktivitete për zhvillimin e shoqërisë civile dhe theksoi se problematikat në procesin e zhvillimit të ekonomisë janë të shumta prandaj hulumtimi shkencor në këtë sferë është mjaft i rëndësishëm.
Edhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Prof. Dr. Agim Nuhiu theksoi faktin se evenimente të tilla janë risi për kulturën dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.
Ndersa drejtori në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së Bashkim Rama ishte i ftuar sot gjatë konferencës së tretë shkencore në UNS potencoi faktin se thelbi i një universiteti janë profesorët të cliët e pasurojnë historikun e tij .
Një personalitet tjetër ne konferencën e tretë shkencore, ishte edhe Akademiku Anastas Angjeli- Deputet në parlamentin e Republikës së Shqipërisë i cili në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës, përshëndeti pjesëmarrësit njëkohësisht falenderoi stafin e UNS-së për stimulimin e eventeve të tilla duke theksuar bashkëpunimin rajonal shkencor lidhur me tematika të ndryshme si: mobiliteti ekonomik, zhvillimi i qëndrueshmërise financiare etj.
Konferenca e tretë shkencore është e organizuar në 8 panele në bazë të temave të përzgjedhura nga studiuesit dhe në përputhje me thirrjen për punime në të cilin janë paraqitur rreth 51 tema nga sfera e ekonomisë, politikës, drejtesisë, edukimit, teknologjisë informative dhe ekologjisë. Çdo pjesëmarrës do të marrë çertifikatë për pjesëmarrje pas prezantimit të punimit shkencor dhe do të jetë pjesë e librit të punimeve të konferencës që botohet në kuadër të revistës shkencore The Heritige.
Gjatë konferencës u diskutuan tematika të ndryshme lidhur me fenomene aktuale të cilat janë shqetësuese për shoqërine civile dhe sistemin ekonomik-politik. Synimi i kësaj konference konstiston në faktin që hulumtimi shkencor është mjaft I rëndësishmë për të përmirësuar instrumentat e ndryshëm të cilët në mënyre specifike mund të rrisin ndjeshëm kulturën politike,mobilitetin ekonomik etj.