23 Dhjetor 2024

Universiteti i Romës i gatshëm ta ndihmojë Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 17 dhjetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, më 16 dhjetor ka realizuar një vizitë në Universitetin Sapienza të Romës, ku nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, si shprehje e vullnetit për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve dhe një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të themelimit të Qendrës Italiane të Kulturës, Drejtësisë dhe Mbështetjes Gjuhësore në Fakultetin Juridik të UP-së.

Pjesë e delegacionit të UP-së janë edhe prorektori për mësim, prof. dr. Nuri Bexheti, dekani i Fakultetit Juridik, prof. dr. Bajram Ukaj dhe anëtari i Senatit, ass. Avni Puka.

Në këto takime, pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia e themelimit të studimeve master në shkencat e sigurisë, në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me mbështetjen e dy universiteteve, bazuar në Programin e Shkollës Italiane të Policisë.

Gjithashtu, marrëveshja midis dy universiteteve e hap mundësinë e bashkëpunimit konkret midis fakulteteve të UP-së dhe atyre nga Universiteti Sapienza i Romës, përmes shkëmbimit të studentëve, stafit akademik, bashkëpunimit në projekte të ndryshme, etj.

Universiteti Sapienza i Romës shprehu gatishmëri që ta mbështesë Universitetin e Prishtinës në të gjitha iniciativat për t’u anëtarësuar në forume të ndryshme ndërkombëtare të universiteteve, dhe në veçanti për ta nënshkruar dhe për ta zbatuar me sukses Deklaratën e Bolonjës.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UP-së u prit edhe nga ambasadorja e Kosovës në Romë, znj. Bukurije Gjonbalaj dhe nga ambasadori i  Shqipërisë në Romë, z. Neritan Ceka.

Pjesë e diskutimit në këto takime ishte edhe hapja e një instituti për studimin e gjuhës arbëreshe në Romë, me koordinimin e dy ambasadave dhe me mbështetjen e institucioneve të tjera në Kosovë, në Shqipëri dhe në Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)