15 Nëntor 2024

Universiteti i Prizenit do të kontribuon parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

Prizren, 7 mars - Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për përdorimin e ardhshëm të kampit të KFOR-it në Prizren, duke propozuar krijimin e një Parku Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve.

Në këtë koncept dokument është paraparë përfshirja edhe e Universitetit “Ukshin Hoti” me disa programe të rëndësishme.

Kjo hapësirë me infrastrukturën përkatëse do të shërben për zgjerimin e UPZ-së dhe njëkohësisht në realizimin e këtij vizioni për zhvillimin e Komunës së Prizrenit dhe shtetit të Kosovës. Universiteti, duke u bazuar në kapacitetet ekzistuese, do të jep kontribut në 5 prioritet kryesore që janë theksuar.

Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, falënderon përfaqësuesit e GIZ dhe të kontingjentit të KFOR-it gjerman në Prizren për përfshirjen e Universitetit “Ukshin Hoti” në këtë Studim të Fizibilitetit dhe shprehë gatishmërinë dhe përkushtimin për të kontribuar në realizimin e këtij koncepti duke ofruar bashkëpunim të plotë palëve të përfshira në këtë projekt shumë të rëndësishëm për shtetin tonë.

"Ne si Universitet mund të bëjmë menjëherë hapin e parë duke realizuar atë që është paraparë në këtë dokument.  Aty ceket se mund të merren parasysh përfshirja kurseve të studimit: shkencat e jetës, bujqësia, inxhinieri ushqimore, shkencat natyrore, TIK, inxhinieri, prodhimi, ndërtimi, ndoshta edhe krijimi i filmave.

“Duke pasur parasysh kurset e mësipërme të studimit, një adresë e mirë mund të jetë Universiteti Publik i Prizrenit "Ukshin Hoti", i cili ofron programe përkatëse Bachelor në fakultetet përkatëse: i) Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në fushat e studimit të Agrobizneseve, Pyjeve dhe Shkencave të Mjedisit dhe ii) Fakultetin e Shkencave Kompjuterike që ofron Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikacionin si dhe Dizajnin e Softuerit. “, theksohet në këtë studim ndër të tjera.

Kampi i KFOR-it është parë gjithnjë si mundësi e mirë për zgjerimin e UPZ-së ndërsa propozimi i tanishëm nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar,  që të përfshihet në Parkun Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, është një kombinim i përsosur. Duhet cekur se shteti Gjerman ka kontribuar shumë në themelimin dhe zhvillimin e deritanishëm të UPZ-së, ndërsa ky do të jetë një kontribut i madh për zhvillimin e këtij Universiteti në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)