01 Maj 2024

Universiteti i Prishtinës, zë vendin e 8067-të në botë

Prishtinë, 17 shkurt - Rangimi i fundit i Webometrics i bërë në janar të këtij viti e nxjerr Universitetin e Prishtinës në vendin 8067, në mesin e 22000 universiteteve të botës. Në gushtin e vitit 2013 Universiteti i Prishtinës ishte në vendin e 3387.


”Edhe Universiteti i Tiranës kishte rënë për 655 vendene 6 muajt e fundit, nga pozita 8012 në atë 8667”, bëri të ditur profesori Dukagjin Popovci në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, universitetet tjera publike të kryeqyteteve të rajonit janë ngritur në rangim në raport me vitin e kaluar: Universiteti i Lubjanës – nga vendi 241 në 192; Universiteti i Zagrebit – nga 578 në 497; Universiteti i Beogradit – nga 729 në 509; Universiteti i Shkupit – nga vendi 1878 në 1256; Universiteti i Sarajevës – nga vendi 2274 në 1928; dhe Universiteti i Podgoricës – nga 4191 në 3858, thekson Popovci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)