Universiteti i Prishtinës shtyn edhe për një javë të gjitha provimet
Prishtinë, 12 shkurt - Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur për të gjithë studentët, pedagogët dhe drejtuesit e njësive akademike së për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhën të gjitha provimet.
Po ashtu sipas UP-së shtyhet edhe marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë.
Provimet dhe aktivitetet tjera sipas UP-së rifillojnë sërish nga data 20.02.2012. Udhëzohën përgjegjësit e njësive akademike që provimet e parapara për këto ditë, ti programojnë në një kohë të përshtatshme dhe për këtë ti njoftojnë me kohë studentët dhe mësimdhënësit.