Universiteti i Prishtinës shënon 47 vjetorin e themelimit
Themelimi i Universitetit të Prishtinës është një ndër ngjarjet më madhore në historinë e Kosovës.
Më ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ku do të mbajë falën hyrëse.
Ceremonia zhvillohet në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë.
UP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, më 18 nëntor 1969.
Më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit Themelues dhe pikërisht kjo datë u shpall nga organet drejtuese të UP-së, Dita e Universitetit të Prishtinës.
Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posa themeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë.
Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara.