Universiteti i Prishtinës nënshkruan Memorandum me Projektin “Heras Plus”
Prishtinë, 5 mars - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Projektin “Heras Plus”.
Përmes këtij Memorandumi, UP-ja dhe Projekti ‘Heras Plus’ bien dakord të punojnë së bashku drejt zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve të UP-së, përfshirë këtu planifikimin strategjik, promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sigurimin e cilësisë, zhvillimin e kapaciteteve përmes ofrimit të trajnimeve, e të tjera fusha.
Fjalë rasti në këtë ceremoni do të adresojnë rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, z. Aqim Emurli, lider i projektit HERAS+ dhe znj. Sandra Horina, udhëheqëse e zyrës për Bashkëpunim Austriak për Zhvillim (ADA).