Universiteti i Prishtinës nënshkruan Memorandum me Agjencinë e Statistikave
Prishtinë, 8 maj - Sot në ambientet e rekotratit të Universitetit të Prishtinës do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Memorandumi do të nënshkruhet nga rektori i UPHP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi.
Memorandumi ka për qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha fakulteteve të UPHP-së dhe ASK-së, që do të rezultonte me zhvillimin e politikave, zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve me interes të përbashkët për të dyja palët.