Universiteti i Prishtinës, në tetor me rektor të ri
Prishtinë, 15 maj - Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të legalizuar zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, që do të mbahen në nivel të këtij universiteti.
Ky udhëzim administrativ, i është dërguar sot Rektoratit. Zgjedhjet e studentëve, sipas zyrtarëve të Rektoratit do të fillojnë së shpejti, për të dal me rezultate në ditët e para të qershorit.
Ndërsa, zgjedhjet në nivel universiteti, përfshirë dhe rektorin e ri, sipas këtij vendimi, duhet të jenë të përfunduara në fund të shtatorit.
Zgjedhjet duhet të kryhen më 1 tetor, është ultimatumi i këtij udhëzimi. Universiteti i Prishtinës, do të nis vitin e ri akademik me studentë, dekanë dhe rektor të ri.