23 Dhjetor 2024

Universiteti i Prishtinës në prill shpall konkurs për staf të ri akademik

Prishtinë, 7 janar - Universitetit të Prishtinës do të shpallë konkurs për stafin e ri akademik gjatë muajit prill të këtij viti, në mënyrë që stafi i zgjedhur të fillojë punën në vitin e ri akademik më 1 tetor.
 
Por ende nuk kanë përfunduar konkurset nga menaxhmenti i kaluar. Udhëheqës të Universitetit bëjnë të ditur se është krijuar një komision i cili po merret me shqyrtimin e atyre rasteve.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën se është krijuar komisionin për studime, i cili ka trajtuar mbi 12 raste pjesë të konkursit të mbetur.

Ai tha se këto raste kanë kaluar nëpër Këshillin e Studimeve, në Senat dhe janë zgjedhur, ku shumica prej tyre janë asistentë dhe vetëm dy janë profesorë.

“Konkursi ka mbi 50 vende të shpallura për profesorë, avancime dhe prej tyre janë shqyrtuar fare pak. Menaxhmenti i kaluar ka shqyrtuar disa në mënyrë selektive, disa asistentë dhe disa profesorë, pjesa tjetër e konkursit na ka mbetur neve që ta shqyrtojmë e ta trajtojmë”, tha ai.

Rektori Gashi tha se zgjedhjet e stafit akademik, të cilët janë proceduar në mbledhjen e senatit, janë bërë në përputhje me ligjin dhe statutin, pa pasur asnjë ndërhyrje dhe asnjë reagim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)