22 Dhjetor 2024

Universiteti i Prishtinës në master pranon 2116 studentë

Prishtinë, 1 nëntor -  Universiteti i Prishtinës për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2012-13 do të regjistrojë 2116 studentë.

Në studimet postdiplomike-master në Universitetit të Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo në ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart.

Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve .

Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktojnë fakultetet.

Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:

1. Notës mesatare gjatë studimeve dhe
2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.

Provimi pranues organizohet në fakultete dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcaktojnë vetë fakultetet, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i pikëve të arritura në provimin pranues është 100.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet Master.

Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësise akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit.

Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotesohet numri i paraparare i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në kolegjet private në Republikën e Kosoves në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve duhet të konfirmohet nga MASHT dhe Agjensioni Kosovar për Akreditim).

Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërise/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit.

Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve
para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotesohet numri i paraparare i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në Institucione të Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Kosovës. Në raste të tilla, duhet të ndiqet procedura e njohjes me qëllim vazhdimi të studimeve e përshkruar në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët.

Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit.

Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Senati i Universitetit të Prishtinës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes.

Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni për ankesa i cili emërohet nga rektori.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve datat e sendërtimit të konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej 01.11. 2012 deri 10. 11. 2012. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)