Universiteti i Prishtinës merr Medaljen e Artë për Cilësi
New York, 30 maj - Universiteti i Prishtinës ka fituar Medaljen e Artë për Cilësi, menaxhim dhe rezultate të vazhdueshme.
Ky çmim iu nda UP-së të cilin e pranoi rektori Mujë Rugova në një ceremoni solemne të Samitit të Cilësisë në New York.
Kongresi Botëror BID (Business Initiative Directions) gjatë vitit të fundit në Paris, Londër, Madrid, Gjenevë, Frankfurt, dhe New York ka mbledhur institucione nga 117 vende të botës.
Prestigji i nominimit nga BID i mundëson UP-së ti gëzoj vlerat e çmimeve të këtij lloji gjithandej.
Ky çmim u jepet udhëheqësve botërorë dhe sponzorizohen nga 26 medie, që janë të orientuara drejt ndryshimit të trendeve të tregut të përqendruara në inovacion, rritje të brendeve, zhvillim teknologjik, krijim të produkteve të reja si dhe plasim të lajmeve për biznes dhe financa.