14 Nëntor 2024

Universiteti i Prishtinës me qasje në biblioteka elektronike

Prishtinë, 12 nëntor - Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se nga fillimi i kësaj jave, personeli akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës kanë qasje në bibliotekën elektronike EBSCO.

Kjo falë investimit të bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e cila ka paguar abonimin njëvjeçar për këtë bibliotekë.

Përmes EBSCO, të interesuarit mund t’i qasen rreth 6,200 revistave të ndryshme shkencore, një numri të konsiderueshëm të librave elektronikë në gjuhën angleze, si dhe abstrakteve dhe materialeve të shumta nga disiplina të ndryshme shkencore.

Personeli akademik dhe studentë janë informuar përmes e-mailit zyrtar për mënyrën e qasje në EBSCO, ndërsa, në rast nevoje, udhëzimet mund të merren nga Zyra për Zhvillim Akademik përmes e-mailit [email protected].

Abonimi në EBSCO është bërë edhe në vitet e mëhershme, por ishte ndërprerë nga që shfrytëzimi nuk ka qenë i kënaqshëm.

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka vënë kontakt me botuesin e njohur Elsevier Publishing për të negociuar qasjen në bazën më të madhe të të dhënave në fushën e shkencës – SCOPUS.

Abonimi në këtë bazë të të dhënave do të siguronte qasje të pjesshme në 22,000 revista me impakt-faktor anekënd botës, si dhe qasje të plotë në 3,200 revista të të gjitha disiplinave që publikohen nga Elsevier. 

Nëse sigurohen mjetet, pritet që qasja në këtë bibliotekë të bëhet e mundur nga fillimi i vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)