Universiteti i Prishtinës analizon situaten e krijuar pas arrestimeve
Prishtinë, 17 dhjetor - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dhe menaxhmenti kanë bërë të ditur se janë duke e analizuar me shumë kujdes situatën e krijuar pas arrestimeve të disa personave në këtë institucion, me dyshimin se janë marrë me veprimtari të kundërligjshme.
Brenda kompetencave dhe kuadrit ligjor, jemi duke i shqyrtuar të gjitha masat e mundshme ndaj gjithë atyre, që, në çfarëdo forme, janë përgjegjës për situatën e krijuar ose janë shkelës të drejtpërdrejtë të detyrave të punës.
Udhëheqja e UP-së është e përcaktuar që ti shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj çështjeje.
\"Në këtë kuadër, inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione shtesë për abuzime në Universitetin e Prishtinës, që të bashkëpunojnë me udhëheqjen e UP-së dhe me organet e drejtësisë, si dhe njëkohësisht kërkojmë nga drejtësia që të jëtë e pakompromis ndaj atyre që janë pjesë e UP-së dhe që e kanë shkelur ligjin\", theksohet në njoftim.