29 Dhjetor 2024

Universiteti i përkushtuar për projektet mjedisore

Mitrovicë, 12 janar - Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kompania gjermane HPC dhe organizata GIZ, do të implementojnë bashkërisht një projekt që ka të bëj me mjedisin, përkatësisht me trajtimin e zonave të kontaminuara në Mitrovicë.

Për këtë qëllim të martën është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe menaxheri dhe përfaqësuesi i kompanisë gjermane HPC për Ballkan, Ali Ahmeti, ku janë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë për secilin partner.

Rektori Musaj, e ka falënderuar menaxherin e HPC-së për bashkëpunimin me UMIB-in, që ka krijuar mundësi për të përfituar përvoja të reja në lëmin e trajtimit të problemeve mjedisore. “Profesorët tanë janë të kyçur në Qendrën e Kompetencës që funksionon në Mitrovicë së bashku me ekspertët e HPC-së, ku ofrohen trajnime dhe trajnerë të rinj për mbrojtjen e mjedisit”.

Musaj theksoi se ky projekt është një përvojë  e mirë që do të shërbej për hapjen e një programi të ri në fushën e mjedisit në UMIB. “Ideja është që të hapet një program në gjuhën angleze, ku do të përgatiten ekspertë për trajtimin e ujërave te zeza”. Sipas tij, për ekspertë të tillë kanë nevojë të gjitha shtetet e Ballkanit.

Ndërsa, menaxheri dhe përfaqësuesi i kompanisë gjermane HPC për Ballkan, Ali Ahmeti, ka vlerësuar përkushtimin e drejtuesve të UMIB-it për projekte të përbashkëta. “Tashmë kemi një traditë të mirë bashkëpunimi me UMIB-in, që jemi të interesuar ta vazhdojmë më tej, duke qenë se Universiteti do të jetë promotor i zhvillimeve sa i përket mbrojtjes së mjedisit”, tha ai. 

Ndryshe UMIB-i, përveç këtij projekti më kompaninë HPC, ka kohë që është pjesë e një projekti të mbështetur nga Holanda për trajtimin e ujërave të zeza. Është një projekt unik, jo vetëm në  Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë studentët dhe profesorët e UMIB-it



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)