Universiteti i Pejës i ndan çmim Mania Felicke Dierck nga Gjermania
Prishtinë, 13 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Doctor Honorsi Causa znj. Mania Felicke Dierck nga Gjermania , të cilin e ndanë Universiteti Haxhi Zeka në Pejë .
Znj. Dierck është mike e madhe e shqiptarëve e cila si Kryetare e Klubit të Ambasadorëve në Berlin dha kontribut të çmuar në koordinim dhe lobim për njohjen e shtetit të Kosovës .
Ceremonia mbahet sot në ambiente të Universitetit Haxhi Zeka, në Pejë duke filluar nga ora 11:00