14 Nëntor 2024

Universiteti i Mitrovicës Verioreme ligj dhe buxhet të Serbisë

Mitrovicë, 8 shkurt - Universiteti i Mitrovicës Veriore është larg legalizimit të veprimtarisë së vet dhe futjes brenda kuadrit ligjor të Kosovës.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e cila menaxhon edhe sistemin e lartë të arsimit në vend, e pranon se Qeveria ende nuk e ka bërë hapin e parë drejt integrimit të këtij Universiteti në sistemin arsimor të vendit, e që është krijimi i ekipit të ekspertëve, i cili duhet ta përgatisë punën e Komisionit të Pavarur rreth Universitetit të Mitrovicës Veriore, shkruan sot Koha Ditore.

Ky Universitet që zyrtarisht quhet “Universiteti i Prishtinës – Mitrovica e Kosovës”, që nga paslufta ka funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës dhe pa financimin e shtetit në territorin e të cilit vepron.

Kosova dhe Serbia kanë biseduar gjatë rreth njohjes reciproke të diplomave midis të dyja vendeve, duke i përfshirë edhe ato të Universitetit të Mitrovicës Veriore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)