25 Dhjetor 2024

Universiteti i Mitrovicës i gatshëm për fillimin e vitit të ri akademik

Mitrovicë, 12 shtator - Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë zhvilluar një takim me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Në takim u bisedua për përgatitjet që ka bërë UMIB-i për fillimin e vitit të ri akademik. 

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhur për fillimin e vitit të ri akademik. 

“E kemi zgjidhur problemin e hapësirës që ka qenë më sfiduese, meqë këtë vit akademik në UMIB do të jenë edhe tri fakultete të reja dhe si rrjedhojë edhe numri i studentëve do të jetë më i madh” .

Gjithashtu ai e njoftoi ministrin Buja edhe për procesin e përzgjedhjes së stafit akademik që është duke ecur sipas procedurave të rregullta si dhe përgatitjet për konkursin plotësues për pranimin e studentëve që pritet të shpallet javën e ardhshme.  

Në anën tjetër, ministri Buja, përgëzoi rektorin Musaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UMIB-it për organizimin e mirë që kanë bërë për fillimin e vitit të ri akademik. Ai theksoi se synimi i përbashkët është cilësia.

Ndryshe në UMIB sivjet është planifikuar të regjistrohen gjithsej 1280 studentë në 23 programe që janë akredituar në kuadër të 6 fakulteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)