Universiteti i Gjilanit promovoi ofertën për Preshevën dhe Bujanocin
Gjilan, 19 maj - Përfaqësues të Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka promovoi ofertën akademike për vitin akademik 2015/16 para maturantëve të shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, gjegjësisht në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë dhe në shkollën e mesme Sezai Surroi në Bujanoc.
Prorektori për financa, Gëzim Tosuni dhe profesorët e UKZ-së, Xhevat Sopi, Lulzim Rashiti dhe Visar Sutaj, para maturantëve kanë shpërndarë broshura me informacione për fakultetet dhe programet studimore në kuadër të Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka, si: Programin e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Ata po ashtu para maturantëve të këtyre shkollave kanë mbajtur nga një ligjëratë të shkurtër, ku i kanë njoftuar nxënësit në detaje për kushtet dhe mundësitë që ua ofron Universiteti ynë. Ekipi promovues i UKZ-së, maturantët i informuan gjithashtu edhe për zgjedhjen e drejtimit në mënyrën e duhur, për shkak të rëndësisë që ka zgjedhja e profesionit.
Nga ana tjetër, maturantët e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, treguan interesim të veçantë për programet studimore sipas fushës së tyre të shkollimit, mënyrën e regjistrimit dhe kushtet për pranim.
u informuan në detaje për parakushtet që duhet të plotësojnë, me qëllim që të arrijnë me sukses të regjistrohen në studimet në programet studimore të preferuara prej tyre.