15 Nëntor 2024

Universiteti i Gjilanit po ndërkombëtarizohet çdo ditë e më shumë

Prishtinë, 9 shtator - Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, Dukagjin Leka, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë.

Ai gjatë kësaj vizite është takuar me përfaqësuesit e Universitetit të Vilniusit për Shkenca të Edukimit (Vilnius University of Educational Sciences) në Lituani, respektivisht me Prorektoren për  Marrëdhënie Ndërkombëtare, Vilija Saliene.

Në këtë takim Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka” dhe Prorektorja për  Marrëdhënie Ndërkombëtare e Universitetit të Vilniusit, kanë diskutuar çështje me rëndësi për dy universitetet, duke gjetur mundësitë dhe fushat e përbashkëta të bashkëpunimit.

Prorektori  Dukagjin Leka ka shprehur vullnetin e Universitetit “Kadri Zeka” për bashkëpunim në fushën e Edukimit dhe Shkencave Kompjuterike, duke shikuar mundësitë që bashkëpunimi të fillojë me organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, shkëmbime të studentëve, profesorëve, madje edhe organizimin e një shkolle verore të përbashkët.

Po ashtu në fokus të këtij bashkëpunimi është parë mundësia e organizimit të studimeve të përbashkëta Master në Edukim (Joint Master Programme) dhe në Shkenca Kompjuterike.

Gjithashtu është biseduar edhe për dërgimin e studentëve të Universitetit ‘Kadri Zeka” për praktikë në shkollat e Universitetit të Vilniusit në Lituani si dhe pranimin e studentëve nga ky universitet për praktikë në shkollat e Gjilanit.

Si formë e mundësisë së bashkëpunimit ishte edhe diskutimi mbi dërgimin e studentëve tanë për studime Master në Vilnius, me një shumë më të përshtatshme për të studiuar (kjo do të diskutohet pas nënshkrimit të marrëveshjes).

Prorektori Leka ka shtuar se është e rëndësishme për tu theksuar se Universiteti i Vilniusit ka nevojë për studentë, sepse  numri i studentëve atje në vitet e fundit është gjithnjë në rënie.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, Dukagjin Leka dhe Prorektorja për  Marrëdhënie Ndërkombëtare e Universitetit të Vilniusit, Vilija Saliene u pajtuan për të filluar konkretizimin e këtyre ideve,  që në një të ardhme të nënshkruajnë një marrëveshje të përgjithshme në mes të dy universiteteve.

Në ndërkohë Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, Dukagjin Leka, ka pasur takime edhe me  Dekanin e Fakultetit te Edukimit Assoc. Prof. Dr. Alvyra Galkiene, me Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Teknologjisë, Prof. Dr. Virginijus Struoga dhe me Udhëheqësen e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare  pranë Universitetit të Vilniusit Prof. Dr. Loreta Chodzkiene.

Në këto takime u diskutuan shumë fusha të bashkëpunimit që Universiteti \"Kadri Zeka\" do të ketë në të ardhmen me Universitetin e Vilniusit per Shkenca te Edukimit.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite Prorektori Dukagjin Leka ka takuar edhe Prorektoren për Mësim, Prof. Dr. Inese Freiberga, nga Akademia e Trajnimeve për Mësues dhe Menaxhim të Arsimit me seli nw Riga tw Latvisw, ku gjithashtu ka diskutuar rreth fushave të ardhshme të bashkëpunimit në mes UKZ dhe kësaj akademie.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, Dukagjin Leka është i kënaqur me gjitha takimet duke theksuar se UKZ po rritet dhe ndërkombëtarizohet çdo ditë e më shumë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)