Universiteti i Gjilanit marrëveshje me Universitetin Rexhep Tayyip Erdogan
Gjilan, 18 maj - Universiteti Kadri Zeka në Gjilan dhe Universiteti Rexhep Tayyip Erdogan nga Rize i Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Në emër të rektorit të Universitetit Kadri Zeka , Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të dy universiteteve.
Ndërsa Huseyin Karaman, rektor i Universitetit Rexhep Tayyip Erdogan ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do të thellojë dhe promovojë bashkëpunimin e institucioneve tona.
Fushat në të cilat Universiteti Kadri Zeka në Gjilan dhe Universiteti Rexhep Tayyip Erdogan nga Rize i Turqisë do të bashkëpunojnë janë: shkëmbimi i studentëve dhe personelit të Universitetit që do të bëhet përmes programit MEVLANA, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta hulumtuese, organizimi i ligjëratave e- learning, pjesëmarrje nëpër seminare dhe takime të ndryshme të nivelit akademik dhe aktivitete të tjera.