15 Nëntor 2024

Universiteti i Gjilanit marrëveshje me Universitetin nga Ancona

Prishtinë, 19 maj - Rektori i Universitetit  \"Kadri Zeka\" dhe  Rektori i  Universitetit Politeknik  delle Marche nga Ancona e Italisë, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit mes dy Universiteteve.

Marrëveshja  hap mundësinë për bashkëpunim në fusha specifike midis dy Institucioneve si: shkëmbim të personelit të Universitetit dhe studentëve, shkëmbim të përvojave të tyre pedagogjike ( seminare, kurse , etj) , organizime të  debateve , takimeve  shkencore, konferencave, shkëmbim të botimeve që rrjedhin nga këto veprimtari dhe të tjera.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  ka thënë se marrëdhëniet  arsimore dhe shkencore mes Universiteteve janë një instrument i domosdoshëm për njohjen e përvojave  reciproke për avancimin e njohurive dhe përhapjen e dijes.

Ndërsa Rektori i Universitetit Politecnic delle Marche në Ancona të Italisë,Sauro Longhi, ka thënë se  Universitet që ai drejton është i orientuar drejt studentëve dhe përqendrohet në një dimension ndërkombëtar , duke i kushtuar një vëmendje të veçantë nevojave të studentëve ndërkombëtarë.

Ndryshe, në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona të Italisë është duke qëndruar një delegacion i dy Universiteteve të Kosovës, si pjesë e projektit EUFORIA. Delegacioni përbëhet nga Rektori, Prof. Asoc. Bajram Kosumi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Gëzim Tosuni, Rektori i Universitetit të Ferizajt, Prof. Asoc. Agron Bajraktari dhe Pro Rektori për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Ferizajt, Prof. Asoc. Bujar Pira. Kështu edhe Universiteti i Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Anconas së Italisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)