16 Nëntor 2024

Universiteti i Gjilanit do të regjistroj 122 studentë në Master

Gjilan, 13 tetor - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan sot organizon provimin pranues për studimet pasdiplomike – Master, për vitin akademik 2018/2019.

UKZ do të regjistroj 122  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë.

Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre  do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)