14 Nëntor 2024

Universiteti i Gjakovës, marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Gjakovë, 21 dhjetor - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Universitetit  të Gjakovës “Fehmi Agani” me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvni”.

Kjo marrëveshje e cila është firmosur nga rektorët Shaban Buza dhe Liman Varoshi, është vlerësuar si një marrëveshje bashkëpunimi kombëtar të një fryme të re të programeve të licencuara, respektivisht të akredituara.

Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës si dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke uruar për këtë marrëveshje të cilën e ka cilësuar si një integrim kombëtar të arsimit të lartë, ka theksuar se “Universiteti i Gjakovës, si një universitet i ri, megjithatë me format dhe vullnetin për bashkëpunim drejt arsimit cilësor ka dhënë kontribut shumë të madh dhe mund të flasim për një historik të gjatë të arsimit shqip që rrjedh prej Komunës së Gjakovës.

Rektori Shaban Buza ka theksuar se Universitetit të Gjakovës, si një institucion i tillë në më pak vite, i duhen ngritje profesionale të kapaciteteve, shkëmbime të nivelit akademik dhe të studentëve, që bashkërisht të punohet në projekte ndërkombëtare.

Ndërkaq, rektori Liman Varoshi ka folur për historikun e arsimit dhe të Universitetit të Elbasanit, me theks të posaçëm për shkollën normale, e cila asokohe ka qenë më shumë se një shkollë e mesme, apo edhe një fakultet, e kjo tregon se në Elbasan universiteti ka zanafillë më të hershme dhe mund të ketë statusin e universitetit të parë shqiptar.

Këtë marrëveshje në emër të MASHT-së, ministrit Arsim Bajrami, e ka përshëndetur edhe këshilltari i tij dr. Ramë Likaj, i cili ka vënë në spikamë mbështetjen që do ta kenë nga kjo ministri si dhe vet ministri Bajrami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)