Universiteti i Gjakovës anëtarësohet në Unionin e Universiteteve Mesdhetare
Gjakovë, 30 gusht - Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin në Unionin e Universiteteve Mesdhetare (UNIMED), nga Presidenti, Prof. Francisco Matte Bon.
Qëllimi i anëtarësimit në UNIMED është të zhvillojë kërkimin dhe edukimin në zonën Euro-Mesdhetare në mënyrë që të kontribuojë në bashkëpunimin shkencor, kulturor, social dhe ekonomik, duke vepruar në fusha të ndryshme shkencore.
Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED) është i themeluar në tetor të vitit 1991 nga Prof. Franco Rizzi, është një shoqatë e universiteteve nga vendet e pellgut të Mesdheut.
Përmes nismave të shumta të kryera gjatë gati tre dekadave, UNIMED ka promovuar bashkëpunimin midis universiteteve të Mesdheut, duke u bërë një pikë referimi për bashkëpunimin ndërkombëtar të universiteteve.