28 Dhjetor 2024

Universiteti i Arizonës përgënjeshtron peticionin për shkarkimin e rektorit Zejnullahu

Prishtinë, 9 tetor - Universiteti i Arizonës ka përgënjeshtruar shkresën e senatorëve të Universitetit të Prishtinës drejtuar Këshillit Drejtues, në dy nga arsyet që do të duhej të çonin në shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Stephen K. Batalden dhe Shahin Berisha, dy të ngarkuarit për partneritet midis Universitetit të Arizonës dhe atij Prishtinës, ua kanë drejtuar të enjten një letër Senatit të UP-së duke thënë se janë të pavërteta deklarimet se UP-ja ka dështuar në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në realizimin e projekteve zhvillimore bazuar në këtë bashkëpunim shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë letër, një kopje të së cilës e ka “Koha Ditore”, thuhet se karakterizimi negativ i punës së rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar është jokorrekt dhe i papërshtatshëm.

“Rektori Zejnullahu e ka hapur Universitetin e Prishtinës për partneritete universitare, duke mirëpritur intervistat për këmbime, duke ofruar hapësirë në ueb për njoftimet ndërkombëtare, duke ndihmuar në zgjerimin e përqendrimit në shkëmbimet ekzistuese dhe duke punuar me agjencitë ndërkombëtare për krijimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me fakultetet dhe në fushat ndërsektoriale universitare”, thuhet në letër.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)