Universiteti Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës ndahen nga i Prishtinës
Prishtinë, 13 maj - Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për shkëputjen e universiteteve publike të Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës nga Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina.
Me këto marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statustit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteve.
Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Arsim Bajrami dhe rektorët e universiteteve përkatëse.
Nënshkrimi i marrëveshjeve bëhet në sallën e konferencave në MAShT (kati i IV), me fillim në ora 11:00.