Universitetet Publike shpallin konkurs për pranimin e studentëve
Prishtinë, 9 korrik - Është shpallur sot konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës Hasan Prishtina, në Prishtinë, Ukshin Hoti, në Prizren, dhe Haxhi Zeka, në Pejës.
Sipas konkursit, të publikuar sot në Kohën Ditore, në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina për vitin akademik 2013-14 do të pranohen 11.932 studentë, prej të cilëve të rregullt 9.412 dhe me korrespondencë 2520, në atë Ukshin Hoti të Prizrenit 1789 studentë, nga të cilët 189 nga radhët e minoriteteve turq, boshnjakë, romë..., ndërsa në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë konkursi është shpallur për 2220 studentë, nga të cilët të rregullt 1760 dhe 460 me korrespondencë.
Sipas këtij konkursi në universitetet publike do të mund të regjistrohet çdo i dyti maturant i mbaruar sivjet. Për të tjerët mbeten vende të mjaftueshme në institucionet private të arsimit të lartë.
Konkursi mbetet i hapur deri më 23 korrik, kurse më 26 dhe 27 korrik do të mbahen provimet pranuese, dhe me 30 korrik shpallja e rezultateve.