Universitetet dhe kolegjet bashkë për ndryshime pozitive sociale në Kosovë
Prishtinë, 24 tetor - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojnë konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”.
Universitetet dhe kolegjet private do të bëhen bashkë në këtë konferencë, për t’i hulumtuar mënyrat e lidhjes së studentëve me veprimet në komunitet, që shënon hapin e parë të bashkëpunimin ndërmjet UP-së dhe UNICEF-it në objektivin e tyre për ndërtimin e partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë.
Takimi do të kryesohet nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema, dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin.