22 Dhjetor 2024

UNICEF dhe Ambasada Britanike furnizojn 1,020 shkolla me pako higjienike

Prishtinë, 16 dhjetor - UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike kanë shtuar përpjekjet për t’i përkrahur shkollat me pako higjienike dhe pako për mësimdhënës për të parandaluar përhapjen e infektimeve mes popullsisë së përgjithshme dhe sidomos në shkolla.

UNICEF-i dhe Ambasada Britanike po reagojnë ndaj nevojave duke shpërndarë më shumë se një mijë pako që përfshijnë maska, sanitarizues të duarve dhe mjete të tjera të nevojshme mbrojtëse për fëmijët dhe mësimdhënësit.

Ndihma ka për qëllim t’i përkrahë edhe familjet sa më shumë që është e mundur për t’iu ofruar kushte për mbrojtjen e fëmijëve të tyre përgjatë tërë procesit esencial të arsimimit.

Sot, UNICEF-i dhe Ambasada Britanike lansuan një nismë të përbashkët, ku Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin dhe Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, Nicholas Abbott vizituan Shkollën Fillore ‘Daut Bogujevci’ në Komunën e Fushë Kosovës dhe shpërndanë 27 pako higjienike për 16 shkolla dhe 30 pako mbrojtëse për mësimdhënësit.

Në Kosovë, njëra nga sfidat më të mëdha në sigurimin e procesit mësimor për të gjithë fëmijët ka vazhduar të mbetet varfëria gjatë periudhës së pandemisë, e cila vazhdon të mbetet dukshëm e lartë në Kosovë.

Raporti i analizës së situatës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë, i publikuar në shkurt 2020 nga UNICEF-i, tregon se përqindja e varfërisë tek fëmijët është 23 përqind, ndërsa 7 përqind e tzre jetojnë në varfëri ekstreme.

Sigurimi i pajisjeve të shkollës dhe i pajisjeve mbrojtëse nga COVID-19 është një sfidë shtesë për këta fëmijë. Prandaj, ishte e nevojshme të krijohet një partneritet i qëndrueshëm për t’iu ndihmuar fëmijëve në nevojë.

Dëshmitë aktale të mbledhura nga UNICEF-i dhe UNESCO tregojnë që zhvillimi i arsimit në shkolla nuk duket të jetë shkaktari kryesor i rritjes së infektimeve, fëmijët në shkolla nuk duket se janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha të infektimit në krahasim me qëndrimin e tyre jashtë shkollave kur janë në fuqi masat e parandalimit dhe stafi i shkollës poashtu nuk duket të jetë në rrezik relativisht të lartë në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Z. Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thekson se “duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për të siguruar që shkollat do të hapen të parat dhe do të mbyllen të fundit gjatë pandemisë COVID-19”.

Në përgjithësi, kontributi për shkollat me mbështetjen e Ambasadës Britanike përfshin 1,551 pako higjienike për 1,020 shkolla dhe 1,770 pako mbrojtëse për mësimdhënësit e 29 shkollave në tërë Kosovën, duke përfshirë komunat e banuara nga serbët.

1,551 pakot higjienike për 1,020 shkollat përmbajnë:  

77,550 L sapun të lëngshëm; 77,550 L sanitarizues për duar; 38,775 L Domestos; 3,102 termometra me rreze të kuqe;

Ndërsa 1,770 pakot mbrojtëse për mësimdhënësit e 29 shkollave përmbajnë:

3,540 mbrojtëse të fytyrës; 3,540 maska të fytyrës; 3,540 maska N95; 1,770 L sanitarizues për duar; 1,770 fletore me mesazhe rreth COVID-19; 1,770 çanta krahu me mesazhe rreth COVID-19;  

Nicholas Abbott theksoi që “ishte kënaqësi e madhe të punojmë së bashku me UNICEF-in sot për t’iu ofruar shkollave mbështetje praktike. Në këto kohë të vështira, arsimimi dhe mirëqenia e fëmijëve mbetet prioritet dhe duhet ta kemi gjithmonë në mendje”.

I zhvilluar në këshillim me palët homologe në ministrinë e shëndetësisë dhe arsimit, projekti prej 2.5 milion dollarësh i titulluar Kthimi në Normalitetin (e Ri) në Kosovë: Përforcimi i rezistencës përmes një kthimi të sigurt dhe gjithpërfshirës në normalitet në shëndetësi dhe arsim pas COVID-19 zbatohet nga UNFPA, UNICEF, UN Women dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)