23 Dhjetor 2024

UNDP publikon dokumentin Siguria në Shkollat e Prizrenit

Prishtinë, 3 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit do të lansojnë Dokumentin e Veprimit të projektit Pulsit Publik me temë ‘Siguria në shkollat e Komunës së Prizrenit’ në një tryezë të rrumbullakët që do të mbahet sot, në Prizren.

Dokumenti trajton perceptimin e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve për çështje të sigurisë në shkollat e Prizrenit dhe ofron rekomandime konkrete për hapat që duhet të ndërmerren për të rritur sigurinë në to.

Edhe pse rezultatet e hulumtimit tregojnë se shkollat ​​janë relativisht të sigurta në Prizren,  ato nuk duket të jenë të paprekura nga krimi apo incidentet e ndryshme,  të cilat mund të ndikojnë në rrezikimin e sigurisë së nxënësve dhe arsimtarëve apo edhe në rritjen e ndjenjës së pasigurisë.

Si rezultat i hulumtimit të detajuar, ky dokument do të shërbejë në identifikimin e aksioneve konkrete, që duhet të ndërmerren për të përmirësuar sigurinë në shkolla, si dhe do të ofrojë mundësinë e matjes së ndikimit pas implementimit të aktiviteteve nga institucionet përgjegjëse.

Rezultatet e hulumtimit janë të bazuara në një mostër që ka përfshirë 525 qytetarë të Komunës së Prizrenit, përfshirë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, më konkretisht: 358 nxënës, 80 prindër, si dhe 87 mësimdhënës.

Përfaqësimi i komuniteteve ka qenë proporcional, ashtu siç janë të përfaqësuara në popullsinë e përg­jithshme të Komunës se Prizrenit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)