Ukshin Hoti me marrëveshje me Universitetin e Bursës
Bursa, 14 maj - Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës Turqi.
Marrëveshja për bashkëpunim dhe protokolli për pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit akademik Mevlana është nënshkruar të enjten në Prizren nga Rektori i Universitetit Ukshin Hoti, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe prorektori i këtij universiteti , Prof. Dr. Mehmet Çopur. Në takim ishte edhe Dr. Sc. cand. Soner Yildirim , udhëheqës i departamentit të Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit në UPZ.
Marrëveshje është lidhur për bashkëpunim për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike.
Përfaqësuesit e të dy universiteteve e vlerësuan shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Rektori Vataj me këtë rast theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin me universitetet turke pasi që në UPZ krahas gjuhës shqipe dhe boshnjake organizohen studimet edhe në gjuhën turke në disa drejtime. Ai theksoi se ka përpjekje që të hapen drejtime të reja në gjuhën turke, në mënyrë që të rinjtë që përfundojnë shkollimin parauniversitar të kenë mundësi të vijojnë studimet universitare në gjuhën e tyre në Prizren.
Prof. Dr. Mehmet Çopur, Prorektor në Universitetin e Bursës theksoi se ata janë të interesuar të bashkëpunojë me Universitetin në fushat e interesit të përbashkët dhe mund të ofrojnë përvojën e tyre në aty ku UPZ e sheh të nevojshme dhe të marrin përvojën e UPZ ku ata kanë nevojë.