Ukshin Hoti kërkon bashkëpunim me universitetet franceze
Prizren, 6 maj - Ramë Vataj, Rektor në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren, të mërkurën, ka pritur në një vizitë, znj. Isabelle Combarnous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë.
Rektori Vataj fillimisht e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat e Universitetit, duke i shprehur interesimin për të lidhur bashkëpunim me universitetet franceze, ku UPZ do përfitonte nga përvoja e tyre, në shumë dimensione.
Në këtë kuadër, Rektori Vataj theksoi rolin e madh që mund ta luaj Ambasada e Francës, si urë lidhëse, për gjetjen e universiteteve franceze për arritjen e bashkëpunimit në fushat akademike.
Në këtë kuadër, , znj. Isabelle Combanous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë u zotua se nuk do të mungojë angazhimi i sajë, në mbështetjen e Universiteti të Prizrenit në këtë drejtim por edhe në mënyra të tjera ku arrihet pajtueshmëri e përbashkët dhe ku janë mundësitë.
Rektori Vataj u zotua se do të angazhohet për afirmimin e gjuhës frënge në mesin e studentëve përmes organizmit të kurseve përkatëse, por edhe inkorporomi si lëndë zgjedhore të Gjuhës Frënge, krahas lëndëve të tjera në guhat e huaja, në planprogramet e drejtimeve përkatëse në UPZ, pasi kjo do tu krijoj lehtësira studentëve për të vazhduar studimet në nivelin Master dhe të Doktoratës në universitetet franceze.