UBT përfituese e projekteve të shumta të Bashkimit Evropian
Prishtinë, 20 korrik - UBT prej themelimit në vazhdimësi është përfituese e projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë. Përveç të tjerave, po gjatë këtyre ditëve UBT përfitoi projektin SEECEL- South East European Countries for Enterprenership Learing, projekt i Bashkimit Evropian.
Vlen të veçohet se UBT është Universiteti i vetëm privat nga Kosova që është përfituese e projektit në fjalë.
Përfituese të këtij projekti janë edhe disa shtete të rajonit dhe më gjerë si Kroacia, Mali i Zi , Maqedonia, Shqipëria , Bosnja dhe Hercegovina , Serbia, Shqipëria dhe Turqia.
Projekti në fjalë përveç të tjerave ka për qëllim të zhvilloj ndërmarrësin në institucione jobiznesore, përmes institucioneve universitare, në mënyrë që studentët dhe stafi i këtyre institucioneve përfituese të aftësohen sa më shumë në perceptimin e filozofisë që mbartë në vete ndërmarrësin (ekonomin e orientuar dhe tregun).
Drejtoresha e projektit SEECEL, znj. Efka Heder, në takimin me këshilltarët e lartë të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, tha se institucionet e përzgjedhura, në vazhdimësi për vitet në vijim kanë me qenë target nga fondet e shumta të programeve që ofron ky projekt përmes Komisionit Evropian dhe studentët e stafi i tyre do të ketë benifite të mëdha, përfundoi znj. Heder.