UBT organizoi Akademi për Ndërmarrësi dhe Inovacione
Prishtinë, 2 korrik - Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), organizoi një aktivitet unik në nivel vendorë dhe atë ndërkombëtar, më saktësisht sot në këtë Universitete u bë hapjen solemne e Akademisë për Ndërmarrësi dhe Inovacione.
Në hapje morën pjesë studentë e profesorë të UBT-së, personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë, ekspert nga fusha e ndërmarrësisë dhe mysafirë të tjerë.
Pjesëmarrësit për një javë radhazi dhe me një orar të ngjeshur do të marrin aftësi të shumta dhe konceptet të ndryshme të ndërmarrësisë nga menaxhmentin strategjik dhe inovativ, për krijimin e ndërmarrjeve dhe produkteve të reja, zhvillimin e organizatave, karakteristikat e bizneseve familjare, patentat dhe françizat , gjetja e kapitalit, hartimi i biznesplaneve të frytshme dhe njohja lokale dhe globale e ndërmarrësve, u tha gjatë hapjes.
Me një fjalë rasti prof. Engelbert Selenko, tha se ky aktivitete një javor ka për qëllim për të ofruar pjesëmarrësve dhe ndërmarrësve të ardhshëm një program të ndërmarrësisë inovative dhe ambicioze dhe do të u mundësoj pjesëmarrësve të zbulojnë ide të reja për produkte, dhe poashtu do të fitojnë njohje të mirëfillta për zhvillimin e suksesshëm të tyre.
Kurse Nita Abrashi, ligjëruese në UBT dhe koordinatorja e këtij aktiviteti tha se gjatë ligjëratave, pjesëmarrësit e akademisë do të punoj në grupe të vogla ku do të hartohen ide të reja për produkte dhe biznese.
Po ashtu, vizitat në terren do të u mundësoj të njohin operimet e kompanive, si dhe procesin e krijimit të tyre.
Përveç tjerave gjatë Akademisë , do të mbahen edhe dëgjime nga rrëfimet e disa ndërmarrësve të suksesshëm vendorë. Do të marrin pjesë ndërmarrës që operojnë në Kosovë, ku pjesëmarrësit e akademisë do të kenë mundësi të dëgjojnë nisjen e suksesshëm të bizneseve të tyre.
Në njohjen lokale të ndërmarrësisë përfshihen udhëtimet të ndryshme në terren, ku do të vizitohen ndërmarrësit më të suksesshëm në tregun e Kosovës të cilat janë themeluar dhe operojnë në Kosovë.
Në ligjëratën e parë u paraqitë profesori i UBT-së, me origjinë nga Austria, prof. Engelbert Selenko, i cili më konkretisht ligjëroj për idetë në biznes, për një biznes të suksesshëm.
Për me pas një biznes të suksesshëm duhet me qenë besnik ndaj tij, i durueshëm dhe kujt po ia dedikoni. Prof Selenko, foli edhe për përvojën e tij disavjeçare nëpër vendet më të zhvilluar në botë, si në Angli, Austri etj, i cili me durimin, idetë e shumta, për një kohë shumë të shkurtë të ka arrit që ti nxjerrë disa kopani nga banktori.
Më gjerësisht foli për kompaninë që merren me prodhimin e tehametrave dhe të ngjyrave, të cilat kompani janë furnizuese e të gjitha firmave me renome si Mercedesi e Honda, etj.
Ai në fund tha se në biznes nuk vlen kush ka menduar , por kush ka vepruar.
Punime e kompanisë do zgjasin deri më 7 korrik, dhe do të ligjërojnë profesor e ekspert nga shumë vende të Evropës dhe vendorë.