UBT nis bashkëpunimin me Linnaus University
Prishtinë, 14 korrik - Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), me universitetet e tjera më prestigjioze në Evropë dhe Botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe prorektori i Universitetit Linnæus, Gösta Sunberg, zhvilluan një takim të përbashkët dhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunim ndëruniversitar.
Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësimin e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë, zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndëruniversitar në mes UBT dhe Linnæus University ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.
Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Linnæus University , sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.
Linnæus University numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete më të mëdha në botë, po ashtu të diplomuarit sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe botë.